All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Cilësohet si makina më i sigurt në botë, njihuni me ‘bishën’ presidenciale të Donald Trump

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 13:40 | Bota
All - Paragraf - 1

Cilësohet si makina më i sigurt në botë, njihuni me

Në datën 20 janari Donald Trump mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, pas inaugurimit të tij në Uashington.

All - Paragraf - 3

Trump si President do të udhëtojë me automjetin tip ‘Cadillac One’, një makinë që konsiderohet tejet e sigurt, shkruan A2 CNN.

Kjo limuzinë presidenciale konsiderohet si mjeti më i sigurt në botë, pasi edhe njeriu që lëviz me të, konsiderohet si më i rëndësishmi në botë.

Sipas mediave të huaja, ky automjet mund t’i rezistojë një sulmi kimik, një shpërthimi zjarri dhe është i pajisur me teknologji moderne dhe armatim.

All - Paragraf - 6

Po ashtu bëhet me dije se kjo makinë ka nisur të përdoret për herë të parë në vitin 2018 gjatë mandatit të parë të Trump.

Dyert e automjetit kanë një trashësi mbi 20 centimetër, ose të paktën sa dyfishi i dyerve normale, shkruan A2 CNN.

Dritaret përbëhen nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonat, gjë që i reziston edhe plumbave shpues apo të kalibrit Magnum 44.

All - Paragraf - 9

Xhamat nuk mund të hapen, përveç xhamit të shoferit, që limitin e ka vetëm 8 centimetër. Gomat i rezistojnë çdo lloj çarjeje, prerjeje apo shpimi, madje edhe në rast se do të ishin plotësisht jashtë funksionit, automjeti është në gjendje të vazhdojë te udhëtojë.

Ndërkohë një tjetër detaj i rëndësishëm është që drejtuesi i mjetit nuk është një shofer çfarëdo, por një ushtarak i stërvitur nga shërbimet sekrete, i përgatitur për situata të vështira. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos