Një grua që akuzoi Conor McGregor për përdhunimin e saj ka thënë se "drejtësia është vënë në vend", pasi ajo fitoi çështjen e saj civile kundër luftëtarit irlandez të arteve marciale të përziera.
Sipas mediave të huaja, Nikita Hand është shpërblyer me 248,603 euro (206,000 £) si dëmshpërblim pasi një juri në Gjykatën e Lartë të Dublinit zbuloi se McGregor e kishte sulmuar atë në një hotel në Dublin në vitin 2018.
McGregor, 36-vjeç, nuk bëri asnjë koment teksa u largua me shpejtësi nga gjykata pas vendimit të së premtes në mbrëmje.
Ai më vonë tha në një deklaratë se kishte udhëzuar ekipin e tij ligjor që të apelonte vendimin e gjykatës civile, duke shtuar se ishte "i zhgënjyer që juria nuk dëgjoi të gjitha provat që drejtori i prokurorisë publike shqyrtoi".
Ai e përfundoi deklaratën duke thënë: “Jam me familjen time, i fokusuar në të ardhmen time”.
McGregor i kishte thënë më parë gjykatës se kishte bërë seks konsensual me zonjën Hand në një apartament nën çati në hotelin Beacon në dhjetor 2018. (A2 Televizion)