Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’ të Iranit pranë qytetit Arak, rreth 230 km (140 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Teheran.
Sipas mediave të huaja, imazhet para dhe pas, të kapura më 18 dhe 19 qershor, tregojnë dëmtime të rënda në kupolën kryesore të reaktorit me një vrimë të madhe që shihet qartë në majë të strukturës.
Imazhet e publikuara nga Maxar tregojnë gjithashtu dëme në një numër kullash dhe strukturash në kompleks, shkruan A2 CNN.
Të paktën dy kulla duken pjesërisht të dëmtuara, ndërsa dy struktura në afërsi të tyre duket se janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.
Si Izraeli ashtu edhe Irani konfirmuan më herët sot se reaktori i Arak-ut kishte qenë shënjestër e sulmeve.
(A2 Televizion)