Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhershme”.
Sipas mediave të huaja, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit lëshoi një deklaratë të enjten pasdite, duke njoftuar se "përballja me armikun do të vazhdojë derisa të paguhet kompensimi".
Ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit vijon prej një jave, këshilli tha se Irani ka plane për skenarë të ndryshëm, shkruan A2 CNN.
Pa përmendur SHBA-në ose ndonjë vend tjetër, këshilli tha: “Në rast të ndërhyrjes së një pale të tretë në këtë agresion, ata do të përballen menjëherë sipas një plani specifik.”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e hyrjes në konflikt, por ka sinjalizuar se ende nuk ka marrë një vendim.
Ai ka shqyrtuar planet e sulmit, por po pret për të parë nëse Teherani tërhiqet nga programi i tij bërthamor, tha një person i njohur me çështjen për CNN. (A2 Televizion)