Darka mbretërore para Samitit të NATO-s në Holandë, kryeministri Rama bën zgjedhjen e veçantë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 00:06 | Bota
Darka mbretërore para Samitit të NATO-s në Holandë,

Çifti mbretëror i Holandës ka organizuar darkën madhështore për Samitin e NATO-s, mbrëmjen e së martës. Krerët e shteteve, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama, realizuan foton tradicionale familjare përpara pallatit mbretëror Huis Den Bosch në Hagë, duke shënuar nisjen zyrtare të Samitit.

Ndryshe nga pjesa tjetër e liderëve, kreu i qeverisë sonë kishte zgjedhur një kostum të bardhë për këtë darkë, shkruan A2.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas shumë kohësh u pa me kostum.

Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti Mbretëreshën Maxima dhe Princeshën e Kurorës Amalia duke i puthur duart.

Çështja kryesore e Samitit është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, në nivelin 5% të PBB-së, që pritet të diskutohet dhe miratohet. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, shumë vende të NATO-s arritën objektivin minimal prej 2%, por Trump vijoi të këmbëngulte për nivelin 5%.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos