Debati i kandidatëve për Nju-Jorkun, përplasje e ashpër mes Cuomo dhe Mamdani, mesazhe për Trump

Nga Xhevahir Qardaku
17 Tetor 2025, 12:28 | Bota

Debati i kandidatëve për Nju-Jorkun, përplasje e ashpër mes

Nga Nju Jorku vjen shembulli për mbarë botën. Kandidatët për bashkinë e qytetit simbol të Shteteve të Bashkuara u vunë ballë për ballë në një debat televiziv duke shpalosur qëndrimet dhe programet e tyre për çështjet më të rëndësishme për qytetarët. Demokrati Zohran Mamdani, i pavaruri Andreë Cuomo dhe Republikani Curtis Sliwa, u përplasën ashpër… fillimisht për koston e jetesës duke premtuar se do ta ulin, ndërsa shkëmbyen akuza për paaftësi.

“Kjo nuk është një punë për dikë që nuk ka përvojë menaxhimi për të drejtuar 300 mijë njerëz, asnjë përvojë financiare për të drejtuar një buxhet prej 115 miliardë dollarësh. Ai fjalë për fjalë nuk ka pasur kurrë një punë, në CV-në e tij thuhet se ka bërë praktikë për nënën e tij. Kjo nuk është një punë për një person pa përvojë. Çdo ditë, mund të kesh një uragan, Zoti na ruajt, një 11 shtator, një pandemi shëndetësore”, tha Andrew Cuomo, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

“Nëse kemi një pandemi shëndetësore, atëherë pse njujorkezët do t'i ktheheshin guvernatorit që i dërgoi të moshuarit drejt vdekjes në azile pleqsh? Ky është lloji i përvojës që ofrohet këtu sot. Atë që unë nuk e kam në përvojë, e kompensoj me integritet dhe atë që ti nuk e ke në integritet, nuk do të mund ta kompensosh kurrë me përvojë”, tha Zohran Mamdani, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut, shkruan A2 CNN.

Njeriu i katërt që dominoi atë debat nuk ishte i pranishëm, por kandidatët e përmendën shumë shpesh: presidentin Donald Trump.

“Unë sigurisht që duartrokita presidentin Trump për sjelljen e paqes në Gaza dhe përpjekjen për t'i dhënë fund armiqësive në luftën midis izraelitëve dhe Hamasit, në mënyrë që të ketë paqe. Por Zohran, duket se je i paaftë të lavdërosh presidentin tonë dhe ti, Andrew, ishe i paaftë të lavdëroje presidentin tonë”, tha Curtis Sliwa, Kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

“E duartrokita Presidentin Trump dhe administratën e tij. Mendoj se ishte një arritje e madhe. Shpresoj që paqja të ruhet”, tha Andrew Cuomo, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.  

“Pushtimi është një referencë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe shkeljes së tij, për të cilin z. Cuomo nuk ka asnjë konsideratë që kur u regjistrua për të qenë ekipi mbrojtës ligjor i Benjamin Netanyahut gjatë këtij gjenocidi”, u shpreh Zohran Mamdani, kandidat për bashkinë e Nju Jorkut.

Kur u pyetën se si do ta përballonin telefonatën e tyre të parë me Presidentin Trump, të tre kandidatët bënë kontrast të thellë me njëri-tjetrin. Mamdani tha se do të bashkëpunonte me presidentin vetëm nëse kjo do të thoshte  të ulte koston e jetesës për njujorkezët”. Cuomo paralajmëroi se një fitore e Mamdanit do të bënte që Trump të merrte në dorë drejtimin e Nju Jorkut. Sliwa argumentoi se përballja me Shtëpinë e Bardhë mund t’u “kushtojë njerëzve fonde federale që u nevojiten me dëshpërim”. Sondazhet nxjerrin fitues kandidatin demokrat Mamdani me 46%, ndërsa pas qëndron Cuomo me 33%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos