Militantët Huthi të cilët mbështetën nga Irani, morën për herë të parë kontrollin e qytetit portual Mocha të Jemenit. Kështu kanë bërë me dije burime ushtarake, të cituara nga Reuters, duke paraqitur një kërcënim të mëtejshëm për furnizimet globale me energji disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se priste që lufta të përfundonte pas zgjedhjeve të mesmandatit.
Katër burime ushtarake të qeverisë jemenase thanë për Reuters, se Huthitët kishin fituar më shumë ndikim mbi ngushticën Bab el-Mandeb, daljen jugore të Detit të Kuq dhe një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë, dhe po nisnin sulme në ishujt strategjikë të Hanish.
Huthët hynë në luftën aktuale përkrah Iranit me një sulm ndaj Izraelit më 28 mars, por kryesisht qëndruan të heshtur përpara se të shpallnin një bllokadë detare kundër Arabisë Saudite në korrik dhe të shtonin sulmet në jug të mbretërisë në shtator. Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, është mbështetur në rrugën e transportit detar të Detit të Kuq që kur konflikti i Iranit mbylli në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalonte një e pesta e naftës globale.
Tensionet në rajon ishin të larta të enjten, me autoritetet saudite të mbrojtjes civile që lëshuan alarme emergjence në qytetin jugperëndimor të Khamis Mushait për herë të katërt brenda 24 orëve, ndërsa Huthit sulmuan.
Nga ana tjetër Pakistani i ka dërguar një paralajmërim saudit Iranit që të frenojë aleatët e tij Huthi në Jemen në një përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e krizës.
Një zyrtar i lartë iranian konfirmoi se Pakistani ia përcolli mesazhin Teheranit të martën dhe përgjigjja e tij ishte se "Irani nuk i kontrollon Huthitët".
Konflikti në rritje në Jemen midis aleatëve jemenas të Arabisë Saudite në qeverinë e mbështetur ndërkombëtarisht dhe rebelëve Huthi vjen në një kohë kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara organizuan valën më të madhe të deklaruar të sulmeve kundër anijeve në rajonin e Gjirit që nga fillimi i luftës në shkurt. (A2 Televizion)