Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 18:51 | Kronikë

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si

Policia e Lushnjës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 16:45. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi E. P., i cili, për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

E dëmtuar ka mbetur edhe pasagjerja që ndodhej në automjetin “Ford”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos