“Lufta në Jemen mund të rrisë çmimet globale të ushqimeve”

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 16:13 | Bota

“Lufta në Jemen mund të rrisë çmimet globale të

Luftimet pranë ngushticës Bab al-Mandab në Jemen mund të shkaktojnë rritje të çmimeve të ushqimeve dhe të thellojnë krizën globale të urisë, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit (WFP).

Carl Skau, drejtor ekzekutiv në detyrë i WFP-së, tha se përshkallëzimi i konfliktit në rajon mund të sjellë pasoja të rënda jo vetëm për popullsinë e Jemenit, por edhe për komunitetin ndërkombëtar.

“Javën e kaluar isha atje dhe paralajmërova se ndërprerjet e mëtejshme do të rrisnin çmimet e ushqimeve, do të thellonin vështirësitë dhe do të krijonin më shumë pengesa për ndihmat humanitare.

Populli i Jemenit vuan më shumë, por ndikimi është global”, deklaroi Skau.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos