“Refuzuam të hapim dyert e thesarit të shtetit pa vendim Parlamenti”, ministri Malaj reagon pas kallëzimit në SPAK

Nga A2 CNN
10 Shtator 2026, 19:52 | Ekonomi

“Refuzuam të hapim dyert e thesarit të shtetit pa vendim

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar pas kallëzimit në SPAK nga Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me mosekzekutimin e pagave të muajit gusht për magjistratët.

Sipas Malajt, ai dhe drejtorët e Thesarit janë kallëzuar sepse kanë refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ministri rikthesoi qëndrimin e qeverisë se nuk do të pengohet adresimi i çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit. Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia”, shprehet ai.

Po ashtu ai u ka bërë me dije qytetarëve se kërkesa e kallëzuesve sipas shkallës së pagave ka një efekt total në buxhetin e shtetit, 40 milionë euro shtesë, çdo vit.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos