“Dhurata nga Irani”, Trump: Lejoi kalimin e 10 cisternave të naftës në Hormuz

Nga Erjon Dervishi
26 Mars 2026, 23:45 | Bota

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi të enjten si Irani kishte lejuar dhjetë cisterna nafte të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit si një gjest i vullnetit të mirë në negociata, dukepërfshirë edhe disa anije me flamur pakistanez. Komentet i bëri gjatë mbledhjes së kabinetit, ku dha më shumë detaje për atë që më herët e kishte përshkruar sinjë dhuratë nga Irani. 

"A duhet të jenë në gjendje Irani të vendosë një tarifë për anijet në Hormuz? E dini, dua të them, nuk duhet të jenë në gjendje, por po e bëjnë, pak a shumë. Nuk e di. Shikoni, aftësia e tyre është shumë më e vogël se sa ishte dy javë më parë. Dhe me çdo javë dhe çdo ditë, sinqerisht, bëhet gjithnjë e më pak. E vetmja gjë që mund t'ju them është se ata do të bëjnë një marrëveshje. Pra, le të shohim se çfarë ndodh. Ne nuk duam që asgjë të pengohet. Ne duam që anijet të kalojnë. Nuk e dimë nëse kanë hedhur ndonjë minë, meqë ra fjala, sepse i shpërthyem të gjitha hedhëset e minave, apo jo. Ne i shpërthejmë të gjitha. Do të duhet t'i nxjerrin me ndonjë varkë apo diçka të tillë. Nuk e di se si dreqin i nxjerrin atje, por realisht nuk e dimë. Mund të flisni me të (sekretarit të mbrojtjes së shba-së, pete hegseth). Nuk e dimë. Mund të ketë disa prej tyre atje. Por kjo është shumë", tha Trump.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos