Turqia vazhdon të luftojë me zjarret të nxitura si nga ndryshimet klimatike ashtu edhe nga aktiviteti njerëzor.
Ndërsa zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll shumë zjarre, disa vatra mbeten aktive në rajonet jugore, ku vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore.
Në jugun e Turqisë, ekipet e zjarrfikësve punuan gjatë natës për të kontrolluar zjarrin që shpërtheu të enjten në zonat pyjore. Helikopterët e zjarrfikësve rifilluan operacionet ajrore në agim.
Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkaktoi evakuime paraprake të gjashtë lagjeve dhe pesë vendbanimeve të vogla. Të mërkurën, 10 helikopterë, 122 automjete tokësore dhe 344 persona u vendosën për të luftuar zjarrin. (A2 Televizion)