Dikur besnik i Trump, FBI zbarkon në banesën e ish-këshilltarit John Bolton

Nga Erjon Dervishi
22 Gusht 2025, 15:18 | Bota

Agjentët e FBI-së kontrolluan shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltar i Presidentit të SHBA-së Donald Trump i cili u shndërrua në kritik të vazhdueshëm. Kontrollet janë kryer të premten si pjesë e një hetimi për sigurinë kombëtare, thekson Agjencia e Lajmeve Reuters. Agjentët e Byrosë Federale filluan të kontrollojnë shtëpinë e tij në periferi të Uashingtonit, në orën 7 të mëngjesit, si pjesë e një hetimi të urdhëruar nga Drejtori i FBI-së, sipas New York Post.

"Askush nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision", shkroi drejtoresha e FBI, pa përmendur Boltonin, në një postim X. Bolton shërbeu si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe si këshilltar i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë.

Megjithatë, që atëherë ai është bërë kritik i presidentit republikan, duke e quajtur atë të papërshtatshëm për të shërbyer.

Trump ka ndërmarrë vazhdimisht veprime për të përdorur levat e pushtetit presidencial kundër armiqve të tij të perceptuar që nga marrja e detyrës në janar, pas premtimit të tij të fushatës për hakmarrje politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos