Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe manjati i teknologjisë, Elon Musk, u panë të ulur së bashku, madje duke shtrënguar duart, në shërbimin përkujtimor për aktivistin konservator Charlie Kirk, duke shënuar takimin e tyre të parë publik që nga përplasja e ashpër që patën në fillim të këtij viti.
Musk u pa për herë të parë vetëm në tribunat e stadiumit State Farm, ku rreth 78,000 njerëz ishin mbledhur për t'i bërë homazhe Kirkut të vrarë. Pamjet e mëvonshme të postuara në mediat sociale treguan se Trump u ul pranë tij, duke folur së bashku, ndërsa turma duartrokiste.
Trump ia zgjati dorën Musk dhe të dy shkëmbyen një shtrëngim duarsh të shkurtër, pas së cilës Musk u ngrit dhe u largua nga Trump. Vlen të përmendet se Musk më vonë e postoiu shtrëngimin e duarve të tyre në rrjetin social X. "Për Çarlin", shkroi ai.
.@POTUS and @elonmusk at Charlie Kirk's memorial service ❤️???????? pic.twitter.com/MhJziFujev
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) September 21, 2025
Ndërveprimi midis Musk dhe Trump erdhi disa muaj pasi ai u largua nga administrata e Presidentit amerikan në fund të majit, ku shërbente si kreu i njësisë së efikasitetit të qeverisë, të ashtuquajturës DOGE.
Para largimit, Musk kritikoi paketën gjithëpërfshirëse legjislative të Trump, të quajtur "Projektligji i Madh i Bukur", të cilin themeluesi i Teslës pretendoi se dëmtoi përpjekjet e tij për të shkurtuar rrënjësisht buxhetin federal.
Gjatë debatit të ashpër publik, Musk madje bëri thirrje për shkarkimin e presidentit dhe krijimin e një partie të re politike që do t'i sfidonte republikanët në skenën politike. Trump u kundërpërgjigj duke kërcënuar të ndërpresë kontratat e tij qeveritare. (A2 Televizion)