Qindra njerëz dolën në rrugët e Valencias të dielën për të kërkuar dorëheqjen e presidentit rajonal Carlos Mazón dhe qeverisë së tij për reagimin e tyre ndaj përmbytjeve shkatërruese që vranë qindra njerëz.
Përmbytjet lanë të paktën 224 të vdekur, mijëra të pastrehë dhe shkaktuan dëme me vlerë miliona euro.
Protesta u organizua nga më shumë se 200 organizata shoqërore valenciane. Në tubim, organizatorët donin gjithashtu të nxirrnin në pah atë që e përshkruajnë si neglizhencë nga ana e qeverisë rajonale në ditët pas përmbytjeve.
Protestuesit denoncuan faktin se autoritetet e tyre lokale, sipas tyre, nuk kanë plane serioze për rindërtimin e infrastrukturës arsimore.
Ata kërkojnë masa më urgjente për të ndihmuar zonën të kthehet në normalitet.
Mazón, i Partisë Popullore Konservatore është nën një presion të madh pasi administrata e tij nuk arriti të lëshojë alarme përmbytjesh në telefonat celularë të qytetarëve deri disa orë pasi filluan përmbytjet tetorin e kaluar.
Ai po kritikohet gjithashtu për reagimin e ngadaltë dhe kaotik ndaj katastrofës natyrore.
(A2 Televizion)