“Ditë e madhe për paqen në botë!” Trump: Kjo, Epoka e Artë e Lindjes së Mesme

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 08:48 | Bota

“Ditë e madhe për paqen në botë!” Trump: Kjo,

“Një ditë të madhe për paqen në botë dhe një mundësi për një “epokë të artë” në Lindjen e Mesme”, e ka cilësuar presidenti amerikan Donald Trump, vendimin e armëpushimit dyjavor me Iranin. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se Irani është i gatshëm për zhvillime të reja.  Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë në menaxhimin e trafikut detar në Ngushtica e Hormuzit.

“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë, kanë duruar mjaft! Po kështu edhe të gjithë të tjerët! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë zhvillime pozitive! Do të fitohen shumë para. Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Ne do të furnizohemi me mallra të të gjitha llojeve dhe thjesht do të qëndrojmë aty për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i bindur se do të shkojë mirë. Ashtu siç po ndodh në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!!!”, thuhet në statusin e Trump.

Sipas tij, priten “shumë veprime pozitive”, përfshirë edhe përfitime ekonomike, ndërsa Irani mund të nisë procesin e rindërtimit. Trump thekson se SHBA do të sigurojë furnizime të ndryshme dhe do të qëndrojë në gatishmëri për të garantuar që gjithçka të ecë sipas planit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos