Zinxhirë njerëzish në termocentrale ndërsa po skadon ultimatumi i Trump. Presidenti i Iranit: Gati të vetësakrifikohen

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 23:43 | Bota

Zinxhirë njerëzish në termocentrale ndërsa po skadon

Mediat iraniane kanë publikuar imazhe të njerëzve të cilët janë bërë bashkë si zinxhirë, rreth e qark termocentraleve dhe objekteve të tjera të infrastrukturës kritike të vendit, ndërkohë që ultimatumit të Trump-it ndaj Tehranit po i vjen fundi.

Mbështetës të qeverisë iraniane janë mbledhur në vende si termocentrali Kazeroun në provincën jugperëndimore të Fars dhe termocentralin Shahid Rajaee në provincën veriore të Qazvin Ura, në qytetet Dezful dhe Ahvaz, në provincën jugperëndimore Khuzestan.

Ishin vet autoritetet që inkurajuan iranianët të formojnë “zinxhirë njerëzorë” rreth termocentraleve, si një përpjekje për të penguar sulmet e mundshme të SHBA-ve.

Në një postim në Telegram për llogari të qeverisë iraniane thuhet: “Ata morën pjesë në këtë fushatë duke dënuar unanimisht agresionin amerikano-izraelit dhe deklaruan mbështetjen e tyre të fuqishme për forcat e armatosura dhe forcat e mbrojtjes së vendit”.

Në këtë lëvizje, të rinjtë në të gjithë vendin e konsideruan çdo sulm ndaj infrastrukturës së vendit si krim lufte dhe i dënuan këto veprime me një zë të vetëm”, vijon mesazhi.

Në një postim të veçantë në X, Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se 14 milionë iranianë ishin regjistruar për të “sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur Iranin”

Ora vendimtare po afrohet. Trump i ka dhënë Iranit afat deri në orën 20:00 për të arritur një marrëveshje, duke paralajmëruar se në të kundërt do të pasojë një sulm që, sipas tij, do të shkatërronte urat dhe centralet energjetike të vendit.

Retorika e tij është ashpërsuar më tej, teksa ai paralajmëroi se “një qytetërim i tërë mund të shuhet” nëse nuk arrihet marrëveshje, ku të hapet Ngushtica e Hormuzit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos