![]()
Kjo është një ditë historike. Për herë të parë po shohim nivelin më të lartë të kontakteve mes SHBA-së dhe Iranit pas revolucionit iranian të vitit 1979.
Besohet se bisedimet kanë zgjatur pak më pak se dy orë. Sipas burimeve, ato janë zhvilluar në një atmosferë pozitive.
Janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe pikat më të vështira që njihen tashmë. Megjithatë, ka disa shenja përparimi, veçanërisht lidhur me situatën në Liban. Disa burime sugjerojnë se operacionet izraelite mund të kufizohen në jug dhe se nuk do të ketë më sulme në Bejrut. Këto janë ende informacione të hershme dhe pritet konfirmim.
Sipas burimeve iraniane, ka pasur gjithashtu lëvizje drejt zhbllokimit të aseteve iraniane.
Ajo që dihet është se gjithçka po zhvillohet me dyer të mbyllura. Informacionet po dalin gradualisht, por janë të vështira për t’u verifikuar. Palët pritet të takohen sërish gjatë një darke pune. (A2 Televizion)