"Do ta marrim nën kontroll", Marco Rubio merr detyrën e kreut të USAID

Nga Erjon Dervishi
3 Shkurt 2025, 19:42 | Bota

"Do ta marrim nën kontroll", Marco Rubio merr detyrën e

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka marrë detyrën e kreut të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Kjo është dëshmia më e fundit që administrata Trump po lëviz për të shkatërruar agjencinë e ndihmës së huaj dhe për ta vënë atë nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, trabnsmeton A2 CNN.

Duke folur në El Salvador, gjatë turneut të tij në një sërë vendesh të Amerikës Latine, Rubio i tha një gazetari se: "Unë jam ushtrues detyre i drejtorit të USAID". Ai vazhdoi duke thënë se organizata ka dështuar të çojë përpara interesat kombëtare të SHBA-së dhe e akuzoi atë se e konsideron veten “një lloj bamirësie globale”.

Por ai nuk tha se administrata Trump do të eliminojë agjencinë, duke thënë se “kjo nuk ka të bëjë me përfundimin e USAID-it”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos