"Do të godasim ambasadat izraelite", SHBA fundos anijen luftarake iraniane në Oqeanin Indian

Nga Erjon Dervishi
4 Mars 2026, 18:50 | Bota

Garda Revolucionare e Iranit ka forcuar kontrollin e saj mbi vendimmarrjen në kohë lufte pavarësisht humbjes së komandantëve të lartë, thonë burime të lara për Reuters, duke formuar një strategji të ashpër e cila po nxit fushatën e Teheranit me dronë dhe raketa në të gjithë rajonin. Duke parashikuar prerjen e kokës së lidershipit të tyre, Garda kishte deleguar tashmë shumë më poshtë në radhët e saj para sulmit të së shtunës SHBA-Izrael, një strategji për ndërtimin e rezistencës që gjithashtu mund të rrezikojë llogaritje të gabuara ose një luftë më të gjerë me oficerë të rangut të mesëm të autorizuar për të sulmuar shtetet fqinje. 

Brenda Iranit, roli qendror i Gardës në të gjitha nivelet e sistemit dhe qasja drakoniane ndaj sigurisë mund ta bëjnë gjithashtu më të vështirë shpërthimin e protestave, duke minuar çdo shpresë të SHBA-së ose Izraelit se sulmi i tyre do të nxisë një kryengritje dhe ndryshim regjimi. Reuters foli me gjashtë burime iraniane dhe rajonale me njohuri të ngushta të Gardës për këtë artikull, ku të gjithë konfirmuan se kishin marrë një rol shumë më të madh në hierarki që nga fillimi i luftës të shtunën dhe tani ishin të përfshirë në çdo vendim të madh.

Sakaq, Sekretari amerikan luftës Pete Hegseth, tha se një nëndetëse amerikane kishte goditur dhe fundosur një luftanije iraniane në oqeanin indian me një torpedo. Ai nuk e emërtoi anijen, por më herët marina e Sri Lankës tha se të paktën 140 persona dyshoheshin si te zhdukur pasi një anije iraniane Iris Dena, ishte fundosur në brigjet e Galle. Sri Lanka konfirmoi fillimisht se kishte shpëtuar 32 persona pasi kishte marrë një thirrje për ndihmë nga anija në orët e para të mëngjesit. Zëdhënësi I marinës sqaroi se sipas dokumentacionit, anija besohej se kishte në bord 180 persona, edhe pse numri i saktë i të zhdukurve nuk dihet. Siç raportohet gjatë operacionit të shpëtimit nuk e kishin parë anijen por gjurmë naftë mbi ujë dhe gomone lundruese. 

"Në fakt, dje në Oqeanin Indian. Dhe do ta luajmë në ekran atje, një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare. Në vend të kësaj, ajo u fundos nga një silur. Vdekje e qetë. Mbytja e parë e një anijeje armike nga një silur që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Pete Hegseth, Sekretari Amerikan i Luftës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos