Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent Ndrecës

Nga Armand Bajrami
19 Nëntor 2026, 12:55 | Kronikë

Mungoi në gjyqin e Veliajt, GJKKO konfirmon gjobat ndaj Plarent

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi dy gjoba të caktuara prej saj ndaj avokatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca.

Gjobat në shumat 50 dhe 100 mijë lekë ishin urdhëruar ndaj mbrojtësit për mosparaqitjen e tij në procesin "Veliaj" përgjatë javëve të bojkotit të avokatëve, shkruan A2.

Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e avokatit Ndreca për shfuqizimin e gjobës.

Në dispozitiv gjykata saktëson se kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos