
Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse Izraeli ndërmerr një sulm ndaj përfaqësisë diplomatike iraniane në Bejruti.
Sipas mediave të huaja një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit deklaroi se çdo goditje ndaj ambasadës iraniane në kryeqytetin e Libani do të pasohet me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ambasadave izraelite globalisht.
Më herët gjatë ditës, ushtria e Izraelit njoftoi se kishte ndërmarrë sulme ndaj objektivave të Hezbollah në Bejrut.
Sipas deklaratës zyrtare, forcat izraelite kanë zhvilluar gjatë tre orëve të fundit një seri sulmesh edhe në jug të Libanit, duke përshkallëzuar më tej tensionet në rajon dhe duke rritur frikën për një përhapje më të gjerë të konfliktit. (A2 Televizion)