Nis sponsorizimi i sportit, Braçe: Mbështesni librin, u shërben dhe protestuesve

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2026, 13:27 | Politikë

Kuvendi ka nisur diskutimet për ligjin e sponsorizimeve, ku kërkohet mbështetja e sportit. Ndër të tjera Erion Brace theksoi se në të njëjtën formë duhet vepruar dhe për librin duke e cilësuar si një e mirë dhe për ata që gjuajnë me gurë në protestë.

Taulant Balla u paraqit ndryshe në komisionet parlamentare, ku me një top në dorë mbrojti ndryshimet në ligjin për sponsorizimet.

Në Kuvend janë paraqitur dy nisma, një e qeverisë dhe tjetri i dy deputetëve Balla e Braçe. Nismat parashikojnë zbritjen nga tatimi mbi fitimin deri në 30% të shumës së sponsorizua.

Erion Braçe solli në vëmendje rast konkret për shpenzimet e larta që bëhen nga ata që kanë pasion sportin.

Megjithatë ai kërkoi ndërhyrjen dhe në mbështetjen e librit, ku shigjetoi si pjesë të mazhorancës, por dhe të protestës.

Për ministrin Blendi Gonxhja lehtësirat janë krijuar pas një rritje ekonomike në 3 mandatet e qeverisë së majtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos