“Do të përdorim armët bërthamore”, Koreja e Veriut paralajmëron “armiqtë” pas testit raketor

Nga Rosalba Bejdo
21 Dhjetor 2023, 11:46 | Bota



Koreja e Veriut i rikthehet kërcënimeve bërthamore. Lideri i shtetit të izoluar, Kim Jong Un, paralajmëroi se nuk do të hezitonte të ndërmerrte një hap të tillë nëse ndonjë armik e provokon me armë bërthamore. Lajmin e bëri të ditur agjencia shtetërore KCNA.

Udhëheqësi koreano-verior i foli gjatë një takimi me ushtarët që shërbejnë nën ombrellën ushtarake të divizionit të raketave, të cilët i përgëzoi lidhur me stërvitjen e fundit ushtarake dhe testimin e një raketë balistike ndërkontinentale.

“Ai tha se aktiviteti ushtarak i kohëve të fundit ishte një shpjegim i qartë i mënyrës së kundërsulmit edhe përparimeve të strategjisë dhe doktrinës bërthamore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë për të mos hezituar me me ndërmarrjen e një sulmi bërthamor kur armiku e provokon atë me armë bërthamore”, njoftoi agjencia e lajmeve.

Të martën, Peniani bëri të ditur se kishte testuar raketën më të fundit balistike ndërkontinentale për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të forcës së saj bërthamore kundër armiqësisë në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Testi i fundit që u dënua nga Uashingtoni dhe aleatët, demonstroi sipas Kim Jong Un, aftësitë e larta të ushtrisë dhe të një sulmi të shpejtë. Ai bëri thirrje për shtim të përpjekjeve për të përforcuar efikasitetin luftarak.

Sakaq, motra e udhëheqësit koreano-verior, Kim Yo Jong e dënoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbajtjen e një takimi lidhur me testet raketore të Penianit, duke thënë se vendi i saj ushtroi të drejtën e provave për vetëmbrojtje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos