Doktrina e re ruse: “Nëse ndihemi të kërcënuar, përdorim armët bërthamore”

Nga Denisa Pasholli
20 Nëntor 2024, 14:48 | Bota

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmërimin e pati të drejtpërdrejtë për shtetet e bashkuara të Amerikës, duke nxituar menjëherë të rifreskojë doktrinën ruse për një sulm nuklear, vetëm pak ditë pasi administrate Biden autorizoi Ukrainën për të përdorur armët e saj, me rreze të gjatë veprimi, thellë brenda territorit rus. 

Doktrina e përditësuar, formalisht e njohur si “bazat e politikave shtetërore në fushën e parandalimit bërthamor” nënvijëzon kërcënimet që mund të bëjë tashmë Rusia, fuqia nukleare më e madhe në votë, përmes përdorimit të armëve të tilla. 

“Rusia mund të konsiderojë një sulm bërthamor nëse ajo vetë apo aleati i ngushtë, Bjellorusia, përballen më një agresion të tillë, me përdorimin e armëve konvencionale, që mund të përbëjnë kërcënim real e kritik për sovranitetin e integritetin territorial të të dy vendeve”, theksohet në doktrinën e re.

Doktrina e mëparshme, e vulosur me dekretin e vitit 2020, thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të ndonjë sulmi të ngjashëm bërthamor nga ndonjë armik i jashtëm apo një sulm konvecional, që mund të kërcënojë ekzistencën e këtij shtetit.

Lufta në Ukrainë tashmë i kaloi 1 mijë ditët, në atë që konsiderohet tashmë si një nga përballjet më të rënda mes Rusisë dhe Perëndimit që prej krizës së raketave të vitit 1962, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të ndezura që rrezikon seriozisht që dy superfuqitë të arrijnë deri tek përdorimi i armëve nukleare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos