All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Donald Trump do të paguajë 83.3 milionë dollarë për shpifje ndaj shkrimtares

Nga A2 CNN
27 Janar 2024, 08:20 | Bota
All - Paragraf - 1

Donald Trump do të paguajë 83.3 milionë dollarë për

Donald Trump duhet të paguajë 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj shkrimtares E. Jean Carroll. Kështu ka vendosur një juri e Nju Jorkut për ish-presidentin në gjyqin e së premtes për deklaratat e tij përçmuese dhe mohimin e akuzave për përdhunim në vitin 2019 kur ai ishte president i SHBA.

All - Paragraf - 3

Por Trump u zotua të apelojë vendimin e fundit, duke e quajtur rastin një gjueti shtrigash dhe vendimin "absolutisht qesharak!"

Sipas jurisë komentet e Trump kishin dëmtuar reputacionin dhe mirëqenien emocionale të saj.

Vendimi i së premtes vjen përpara vendimit që pritet këtë muaj në gjyqin e mashtrimit civil të Trump që mund të kërcënojë perandorinë e biznesit të ish-presidentit, së bashku me katër paditë penale që janë në pritje të gjykimit dhe një seancë dëgjimore në Gjykatën e Lartë të SHBA-së për të vendosur nëse kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan mund të shfaqet në fletëvotim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos