Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ishte në shënjestrën e ushtrisë izraelite. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në një intervistë me televizioni nizraelit, Channel 13.
Fakti se Izraeli kishte ndërmend të eliminonte Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei, por nuk e bëri ishte për shkak se ajo mundësi nuk iu paraqit kurrë.
"Nëse ai do të kishte qenë në shënjestër tonën, ne do ta kishim eliminuar atë. Ne donim të eliminonim Khamenein, por nuk kishte mundësi operacionale. Ju më pyesni nëse mund ta vrisnim edhe pa na dhënë dritën jeshile, Donald Trump, mund të ju them se ne nuk kemi nevojë për leje për të bërë gjëra të tilla”, tha Katz.
Ndërkohë, pas sulmit amerikan ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump ranë dakord parimisht për një përfundim të shpejtë të luftës në Gaza dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, theksojnë burime për Times of Israel.
Sipas mediave izraelite, Trump dhe Netanyahu ranë dakord në një telefonatë që lufta në Gaza do të përfundonte brenda dy javësh. Katër shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin, do të qeverisnin bashkërisht Rripin e Gazës në vend të Hamasit. Udhëheqja e grupit terrorist do të dëbohej dhe të gjithë pengjet do të liroheshin. Megjithatë, aleatët arabë kanë pohuar vazhdimisht se nuk do të marrin pjesë në rehabilitimin e Gazës pas luftës, në mungesë të pëlqimit izraelit që Autoriteti Palestinez të fitojë një pikëmbështetje në Gaza, si pjesë e një rruge drejt një zgjidhjeje të ardhshme me dy shtete, por Netanyahu ka hedhur poshtë kategorikisht çdo rol të Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës.
Për më tepër, udhëheqësit e Hamasit kanë refuzuar prej kohësh kërkesat për të shkuar në mërgim. Banorët e Gazës që dëshirojnë të emigrojnë do të absorbohen nga disa vende të paidentifikuara, thotë raporti. Arabia Saudite dhe Siria do të vendosnin marrëdhënie diplomatike me Izraelin, dhe vendet e tjera arabe dhe myslimane do të ndiqnin shembullin. Izraeli, nga ana e tij, do të shprehte mbështetjen e tij për një zgjidhje të ardhshme me dy shtete, të kushtëzuar nga reformat e bëra nga Autoriteti Palestinez. (A2 Televizion)