“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Nga A2 CNN
23 Gusht 2025, 20:45 | Bota

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj.

Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik.

Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit.

Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e tyre. Kështu, në rast kontakti me njeriun, ai mund të shkaktojë djegie të forta në lëkurë, të vjella, nauze dhe në raste të rralla, edhe reagime serioze alergjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos