E ardhmja e kryeministrit spanjoll, prokuroria kërkon rrëzimin e akuzave ndaj gruas së tij

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 17:37 | Bota

E ardhmja e kryeministrit spanjoll, prokuroria kërkon rrëzimin e

Prokuroria publike në Madrid kërkoi nga gjykata ndalimin e hetimit paraprak për gruan e kryeministrit Pedro Sánchez, disa orë pasi kreu i qeverisë deklaroi se po pezullonte detyrat e tij për të vlerësuar nëse do të qëndronte në detyrë.

Në Apelin e Gjykatës së Madridit, prokurorët thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme në kallëzimin e bërë kundër Begoña Gómez.

Kryeministri spanjoll njoftoi se po anulonte axhendën e tij, në një deklaratë dramatike në internet ku u shpreh se kishte nevojë të "ndalonte dhe reflektonte". Ai u ankua për shpifje dhe sulme të paprecedentë nga e djathta ekstreme.

Sanchez deklaroi se gruaja e tij do të bashkëpunonte me gjyqësorin për të gjitha akuzat e ngritura, teksa shtoi se do të merrte një vendim për të ardhmen e tij politike të hënën.

Padia kundër Begoña Gómez u ngrit nga aktivistët kundër korrupsionit Manos Limpias (Duart e Pastra), të udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos