
Fati i politikanes franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pene, varet nga Gjykata e Apelit.
Kjo është beteja e saj e fundit për të kthyer vendimin që e dënoi atë për korrupsion duke e ndaluar që të kandidonte për poste publike për pesë vjet.
Le Pen u shpall fajtore vitin e kaluar për përvetësim të fondeve të BE-së dhe nëse ndalimi vazhdon, ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.
Ajo këmbëngul se nuk ka kryer “asnjë shkelje”, shkruan A2.
Përpara apelit, lideri i partisë së saj, Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella, tha se ndalimi i saj nga zgjedhjet do të ishte “thellësisht shqetësues për demokracinë”. Bardella tha se nuk do të kandidojë për President vitin e ardhshëm, por në vend të kësaj do të kërkojë postin më të ulët të kryeministrit.
Çështja në Gjykatën e Apelit të Parisit do të zgjasë deri më 12 shkurt, por një vendim nuk pritet para verës, shumë kohë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)