E kërkon Ukraina, Italia i sekuestron kështjellën dhe paratë biznesmenit rus

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 18:30 | Bota

E kërkon Ukraina, Italia i sekuestron kështjellën dhe paratë

Guardia di Finanza në Itali bën me dije se ka sekuestruar pasuritë më vlerë 41 milionë dollarë, mes të cilave dhe një kështjellë, në pronësi të një oligarku rus, i cili është vënë nën hetim nga autoritetet ukrainase.

Biznesmeni rus, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte vënë në hetim nga Ukraina që prej vitit 2016, për korrupsion, mashtrim dhe pastrim parash, për një dëm rreth 60 milionë dollarë.

Rusi, cilësohet si një prej njerëzve më të pasur në botë për tregtinë e lëndës së parë. Ai ka në pronësi porte dhe sponsorizonte herë pas herë dhe skuadra sportive.

Nga hetimet mësohet se ai më pas e kishte investuar pjesën më të madhe të këtyre parave në shoqëri të ndryshme dhe prona të paluajtshme, ku bie në sy një kështjellë në zonën turistike të Toskanës.

Hetimi për oligarkun rus ka nisur nga prokuroria speciale kundër korrupsionit në Kiev në vitin 2016 dhe për këtë arsye për kapjen e tij është kërkuar dhe ndihma ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos