“E papritur për Putin!” Demiraj: Të gjithë liderit në BRICS kërkuan zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2024, 19:39 | Bota

“Samiti kishte një rëndësi të jashtëzakonshme. Jemi në një botë multipolare. Derisa të ndahet torta, bota do të vazhdojë të jetë në këtë situatë që jemi sot”.

Kështu e komentoi Samitin e BRICS në Ditarin e Pasdites në A2 CNN ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj.

Ai tha se befasia e madhe e samitit ishte fakti se të gjithë liderët ia thanë në sy Putinit se po gabon në Ukrainë, pasi duhet të gjejë një zgjidhje diplomatike për situatën e rëndë që vazhdon prej kohësh në terren, shkruan A2.

“Të gjithë liderët pa përjashtim në këtë samit kundërshtuan gjenocidin që po zhvillon Izraeli në Gaza dhe në Liban. Në të njëjtën kohë, të gjithë liderët dënuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ata ia thanë në sy Putinit se sot nuk duhet përdorimi i forcës, por të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike”, u shpreh Demiraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos