Një rast i pazakontë është regjistruar në Gjermani. Një burrë është vaksinuar kundër COVID-19 plot 217 herë, edhe pse nuk ka qenë e nevojshme për shkak se gëzonte shëndet të mirë. Referuar mediave të huaja, burri është vaksinuar pothuajse dy herë në javë për një periudhë prej 29 muajsh. Siç mësohet ai i kishte blerë dozat në mënyrë private dhe bënte vaksinën një herë në katër ditë.
Rasti i 62-vjeçarit është regjistruar në revistën shkencore “The Lancet Infectious Diseases”, teksa përgjatë kësaj kohe ai nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ajo që është e sigurt është fakti se nuk është prekur asnjëherë nga koronavirusi.
Megjithatë, përtej këtij rasti ekstrem, ekspertët këmbëngulin që nuk janë aq të nevojshme kaq doza, por mjaftojnë 3. (A2 Televizion)