
Izraeli njofton se ka vrarë komandantin e trupës detare të Gardës Revolucionare të Iranit, Alireza Tangsiri, që besohet se ishte vendimtare në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2CNN.
Kryeministri Benjamin Netanjahu konfirmoi vrasjen e tij, duke shtuar se aksioni për eliminimin e tij “është një tjetër shembull i bashkëpunimit”, mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Në një videomesazh, ai thekson se ushtria e shtetit hebre do të vazhdojë që të sulmojë fuqishëm Iranin. “Ai njeri kishte shumë gjak në duart e tij”, thekson Netanjahu.
Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar ende vrasjen e komandantit. Ministri izraelit i mbrojtjes e quajti operacionin “një mesazh të rëndësishëm për partnerët amerikanë” lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. (A2 Televizion)