Erdogan-Biden-it: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë një armëpushim, ndaleni ndihmën pa kushte për Izraelin!

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 22:27 | Bota

Erdogan-Biden-it: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë një

Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas raportimeve, gjatë kësaj bisede, Erdogan, i ka thënë shefit të Shtëpisë së Bardhë se SHBA ka një përgjegjësi historike për të siguruar një armëpushim të zgjatur në Gaza, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në një deklaratë në të cilën zbardhej biseda mes dy liderëve, zyra e Erdogan bën të ditur se kreu i qeverisë i tha Biden-it se armëpushimi duhet të arrihet sa më shpejt dhe se qeveria amerikane duhet të ndalojë së i dhëni ndihmë pa kushte Izraelit.

Sipas liderit turk, sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në të gjithë globin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos