Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e kundërshton vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, duke thënë se do ta ndezë konfliktin edhe më shumë.
Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1000-të të luftës.
Në ditën e njëjtë, presidenti rus Vladimir Putin e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Moska si përgjigje ndaj sulmeve nga një armik që përdor armë konvencionale.
“Hapi i Bidenit do të interpretohej si lëvizje për ta ndezur luftën dhe për t’u siguruar që ajo nuk mbaron kurrë, por vetëm përhapet”, tha Erdogani.
“Ky hap, jo vetëm që do ta përshkallëzojë konfliktin, por do të nxisë përgjigje ma të fuqishme nga Rusia”, tha ai.
Turqia, anëtare e NATO-s, thotë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, dhe e ka dënuar pushtimin rus, si dhe i ka dhënë Kievit mbështetje ushtarake.
Por, Turqia, fqinj i Rusisë dhe Ukrainës i Detin e Zi, i kundërshton gjithashtu edhe sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, me të cilën ka marrëdhënie të rëndësishme në fushat e turizmit, mbrojtjes dhe energjisë. REL (A2 Televizion)