Tërmetet shkundin tokën në arkipelagun Vanuatu dhe Indonezi

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 07:20 | Bota

Tërmetet shkundin tokën në arkipelagun Vanuatu dhe Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.5 u regjistrua në orën 15:47 me orën lokale, në brigjet veriore të arkipelagut Vanuatu, në Oqeanin Paqësor Jugor.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) dhe shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan USGS, tërmeti ishte me një thellësi më pak se 20 kilometra dhe një epiqendër përballë ishujve Sanma.

Për momentin, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende, as nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për cunami.

Tërmetet shkundin tokën në arkipelagun Vanuatu dhe Indonezi

Një tjetër tërmet me magnitudë 6 u regjistrua në orën 09:48 me orën lokale në brigjet perëndimore të Moluccas Veriore, Indonezi.

Sipas të dhënave nga shërbimi i monitorimit gjeologjik amerikan USGS, tërmeti ishte në një thellësi prej rreth 115 kilometra thellësi dhe një epiqendër në det 95 km nga Tobelo.

Edhe në këtë rast, aktualisht, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende dhe as nuk është dhënë ndonjë paralajmërim për cunami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos