Familjet e pengjeve kërkojnë llogari nga Netanjahu, vriten 13 persona në Rafah

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 07:27 | Bota

Familjet e pengjeve kërkojnë llogari nga Netanjahu, vriten 13 persona

Familjet e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi dhe që mbahen në Gaza, kanë reaguar të shokuar pas lajmit se kabineti qeveritar i luftës vendosi të mos dërgojë në Katar shefin e Mossadit për negociata për një marrëveshje të re me grupin terrorist.

Për këtë arsye, ata kanë kërkuar shpjegime të menjëhershme nga kryeministri Netanjahu, i cili nuk ka dalë ende me një deklaratë për këtë çështje.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë bombarduar një kamp refugjatësh në Rafah, ku për pasojë u vranë 13 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Bombat izralite shkatërruan dhe dy ndërtesa rezidenciale dhe mendohet se shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos