Çfarë ka mbetur nga Ukraina Lindore? Forcat ruse intensifikojnë sulmet, ushtarët humbasin motivimin

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 20:22 | Bota

Çfarë ka mbetur nga Ukraina Lindore? Forcat ruse intensifikojnë

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në lindje të Ukrainës. Trupat ukrainase ndjehen të lodhura dhe pa mbështetje.

CNN shkon në Bakhmut, qytetin simbol të shkatërrimit nga predhat ruse. Rusët nuk kanë qenë kurrë më afër ndërsa tanket nuk vihen në punë, duke e bërë kërcënim rus më imediat se kurrë.

Ushtarë ukrainas dhe vullnetarë nga vendet perëndimore, shprehen për CNN, të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga partnerët perëndimorë dhe nëse nuk jepen para, ata të gjithë mundtë vdesin.

“Kemi njerëz, por pa armë... nuk është luftë që mund ta luftosh me shpatë. Mendoj se të gjithë do të vdesim. Të gjithë ata që janë këtu. Ne nuk do të jemi më,” shprehet Jaroslav, një ushtar ukrainas.

“Mendoj se ky vit do të jetë viti më i keq në luftë. Unë e di se ka njësi të caktuara që po u mbarojnë tanket. Kjo do të jetë shumë, shumë, shumë keq për ne, gjeopolitikisht,” thotë Garrison Foster, luftëtar vullnetar amerikan.

Rrugët afër Avdiivkës janë kapur nga rusët. Asgjë nuk ka mbetur nga epoka e ndritur e paraluftës.

“E dini, shtëpia po dridhej katër herë. Është bërë prej balte dhe kashte. Ata godasin aq fort sa që mendoj se kjo është e gjitha, kemi mbaruar. Më e frikshme është nëse ata vijnë këtu. Nuk mund të ketë besim tek njerëzit duart e të cilëve janë të mbuluara me gjak,” tregon Valentina, banore e Zhelanie.

Forcat ukrainase aktualisht po përpiqen të mbajnë territorin që shtrihet midis Chasiv Yar dhe Bakhmut duke luftuar ashpër.

Por, ushtria ruse po transferon vazhdimisht rezerva të konsiderueshme dhe trupat e saj po përparojnë nga krahë të ndryshëm, duke sulmuar pozicionet ukrainase ballë përballë.

Ushtria ruse kapi qytetin e Avdiyivkas muajin e kaluar, një fitore e madhe për Moskën dhe një kërcënim real për ekzistencën e shtetit të Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos