Fitore e madhe e Maduros në Venezuelë mes bojkotit të opozitës

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 07:49 | Bota

Fitore e madhe e Maduros në Venezuelë mes bojkotit të

Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV), e udhëhequr nga presidenti Nicolás Maduro, ka shënuar një fitore dërrmuese në zgjedhjet legjislative dhe rajonale të mbajtura të dielën, të cilat u bojkotuan nga pjesa më e madhe e opozitës.

Sipas rezultateve të shpallura nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor, partia e Maduro-s ka fituar 23 nga 24 guvernatorët e shteteve dhe ka siguruar një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare.

Fitorja e thellë e socialistëve u arrit në të gjithë vendin, përveç në shtetin qendro-perëndimor të Cojedes. Në listat kombëtare për zgjedhjet legjislative, koalicioni i Maduro-s ka marrë 82.68% të votave.

Disa ditë përpara zgjedhjeve, presidenti Maduro, ka bërë një deklaratë të paprecedentë duke akuzuar drejtpërdrejt mafien shqiptare si organizatore të një komploti që synonte destabilizimin e zgjedhjeve presidenciale të 25 majit.

Në një konferencë urgjente në Sallën “Simon Bolivar”, i rrethuar nga krerët më të lartë të sigurisë, Maduro tha se “elementë të mafies shqiptare që kontrollojnë Ekuadorin kanë dërguar mercenarë për të vendosur eksplozivë në Venezuelë.”

Sipas presidentit venezuelian, këto grupe janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të dhunshëm, i lidhur edhe me presidentin ekuadorian Daniel Noboa dhe Erik Prince, themeluesi i kompanisë amerikane të sigurisë, Blackëater. “Ky është një komplot për të minuar stabilitetin dhe për të frikësuar popullin në prag të zgjedhjeve,” deklaroi Maduro, duke e quajtur këtë akt “terrorizëm të pastër të importuar.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos