Gjenden 5 skiatorë të vdekur në Alpet zvicerane

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 07:15 | Bota

Gjenden 5 skiatorë të vdekur në Alpet zvicerane

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një zonë turistike dimërore në Zvicër, ku 5 skiatorë janë gjetur të pajetë pranë një resorti luksoz në Zermat.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan për disa ski të braktisura në 4,000 metra në shpatet e malit Rimpfischhorn, në lindje të Zermatt dhe në jug të fshatit Saas Fee.

Punonjësit e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher pas kërkimeve nga ajri dhe toka në zonën në Zvicrën jugperëndimore pranë kufirit me Italinë, tha zyra e prokurorit.

Kompania ajrore lokale Air Zermatt tha se tre nga trupat u gjetën në mbetjet e një orteku disa qindra metra më poshtë vendit ku u vunë re skitë. Dy të tjerët u zbuluan më lart në malin me lartësi 4,199 metra, shtoi ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos