“Flet rusisht, njeh Putinin e Zelenskyn”, Merkel përflitet se do të ndërmjetësojë negociatat Rusi-Ukrainë

Nga A2 CNN
13 Maj 2026, 20:19 | Bota

“Flet rusisht, njeh Putinin e Zelenskyn”, Merkel përflitet se

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel po përmendet në qarqet politike si një nga kandidatet e mundshme për të përfaqësuar Evropën në ndërmjetësimin e negociatave të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Merkel shihet si figurë me përvojë dhe besueshmëri, pasi njeh personalisht si presidentin Vladimir Putin ashtu edhe Volodymyr Zelenskyy.

Një faktor tjetër që po merret në konsideratë është fakti se ajo ka qenë jashtë zyrës për një kohë mjaft të gjatë.

Evropianët dhe gjermanët argumentojnë se Merkel ka besueshmëri në Evropë, ndryshe nga Schröder, dhe flet rrjedhshëm rusisht.

Megjithatë, zyra e saj nuk ka konfirmuar ndonjë kërkesë zyrtare për këtë rol dhe nuk ka dhënë qëndrim nëse do ta pranonte një detyrë të tillë.

Këto zëra vijnë pasi kreu i Kremlinit propozoi më 9 maj, ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder si kandidatin më të mirë të BE-së për të marrë pjesë në negociatat e mundshme për t’i dhënë fund luftës. Por kjo ide u refuzua në Gjermani. Një zyrtar gjerman theksoi se kandidatura e Schröder si ndërmjetës midis BE-së dhe vendit agresor nuk po merret në konsideratë.

Ndërsa të hënën, më 11 maj, raportet e medias thanë se Berlini po  diskuton  kandidaturën e Presidentit Frank-Ëalter Steinmeier si një negociator i mundshëm midis Evropës dhe Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos