Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë raportuar se 112 dronë rusë dhe dy raketa u lëshuan gjatë natës në të gjithë vendin.
Sipas mediave të huaja, 68 nga këta dronë u rrëzuan nga Forcat Ajrore të Ukrainës, ndërsa 43 prej tyre goditën vendin, por nuk shkaktuan dëmtime në njerëz.
Dy raketat u lëshuan nga dy vende të ndryshme, rajoni i Voronezh dhe Krimea e pushtuar, shkruan A2 CNN.
Disa dronë u rrëzuan në Odesa, një rajon i cili u "sulmua masivisht" nga sulmet ruse gjatë natës sipas guvernatorit të rajonit.
Kujtojmë se Rusia nuk i ka ndalur sulmet në Ukrainë, pavarësisht bisedimeve mes Presidentit Donald Trump dhe homologëve rus e ukrainas, për të arritur një paqe të qëndrueshme mes vendeve.
Trump deri më tani ka zhvilluar takim ‘kokë më kokë’ vetëm me Presidentin Volodymyr Zelensky, takim i cili u mbajt në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve.
Ndërkohë pritet një takim mes Trump dhe Putinit, diskutimet për organizimin e etë cilit janë në vijim, që pas takimit të përfaqësuesve të lartë të dy vendeve në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)