Europa League/ Milan përballë Ferencvaaros, Juventus sfidon AZ Alkmaar

Nga Dea Kozma
5 Nëntor 2026, 14:31 | Futboll

Europa League rikthehet me një mbrëmje të ngarkuar, ku spikasin disa përballje që premtojnë spektakël dhe kanë shumë rëndësi për ecurinë e fazës së ligës.

Vëmendja kryesore shkon në Milano, aty ku kuqezinjtë presin Ferencvaaros. Milanit i duhet reagimi pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para, ndërsa hungarezët vijnë me moralin në maksimum, pas tri fitoreve radhazi. Madje, Ferencváros ka shënuar nëntë gola deri tani dhe kërkon të ruajë ecurinë perfekte.

Një tjetër përballje shumë interesante është AZ Alkmaar–Juventus. Bardhezinjtë kanë grumbulluar shtatë pikë dhe vijnë pas barazimit me Rennes. Por holandezët kanë një armë të fortë: janë të pamposhtur në 17 ndeshjet e fundit europiane në shtëpi. Këto dy skuadra përballen për herë të parë në kompeticionet europiane, shkruan A2.

Në Gjermani, Bayer Leverkusen pret Marseille. Skuadra gjermane ka fituar të tria ndeshjet dhe është e vetmja që nuk ka pësuar ende gol. Krejt ndryshe situata për francezët, që kanë humbur të tria takimet dhe kërkojnë pikët e para.

Në Gllasgou, Celtic përballet me Besiktaşin. Skocezët janë ende pa pikë, ndërsa turqit kanë grumbulluar shtatë. Ndërkohë, Benfica, një tjetër skuadër me tri fitore, pret Lech Poznan. Portugezët janë edhe sulmi më produktiv i kompeticionit me dhjetë gola.

Ndeshje të bukura në letër janë dhe Real Sociedad–Lyon dhe Crystal apo Palace–Hoffenheim. Yeremy Pino ka shënuar në të tria ndeshjet e para europiane të Palace, ndërsa Sociedad vjen pas një fitoreje spektakolare 6-0 ndaj Lillestrom. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos