Franca parandalon atentatin e mundshëm në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 17:20 | Bota

Franca parandalon atentatin e mundshëm në Paris, arrestohen tre

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një atentati ndaj vendeve publike në Paris.

Arrestimet ndodhën pak ditë para përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Bataclan.

Sipas Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste, të rejat, të konsideruara të radikalizuara, u ndaluan në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne. Hetimet tregojnë se ato kishin diskutuar për përdorimin e armëve dhe eksplozivëve, megjithëse nuk kishin zgjedhur ende një objektiv konkret.

Avokatët e tyre kërkojnë kujdes dhe paralajmërojnë kundër përfundimeve të nxituara, duke theksuar se vajzat mund të kenë shprehur fantazi, jo plane reale. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar seriozitetin e synimeve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos