‘Ftesa’ për takim ‘kokë më kokë’, Trump: Ndoshta Putini po më mashtron për të fituar kohë, më kanë manipuluar gjithë jetën

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 21:52 | Bota

‘Ftesa’ për takim ‘kokë më kokë’,

Presidenti Donald Trump është pyetur nëse homologu rus Vladimir Putin po luan me kohën duke propozuar një tjetër samit ballë për ballë me udhëheqësin e SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, një takim i tillë ka të ngjarë të shtyjë vendimin e Trump nëse do ta lejojë Ukrainën të përdorë raketat Tomahawk në luftë.

Volodymyr Zelenskyy tha dje se Rusia po “nxitonte të rifillonte dialogun ndërsa dëgjonte për Tomahawkët”, shkruan A2 CNN.

I pyetur nëse Putini po e luante këtë kartë për të fituar kohë, Trump përgjigjet: “Është e mundur. Më kanë manipuluar gjithë jetën më të mirët prej tyre.”

"Por unë jam mjaft i mirë në këto gjëra nëse ai dëshiron të bëjë një marrëveshje", tha më tej Trump, përcjell A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos