“Shqipëria në krizë të thellë”, Forumi i Dialogut Politik: Të krijohet qeveria kujdestare me mandat të kufizuar

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 11:33 | Politikë

“Shqipëria në krizë të thellë”, Forumi i

Forumi i Dialogut Politik ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend pas protestave të dhunshme, duke shprehur solidaritet me kërkesat e qytetarëve dhe studentëve.

Në qëndrimin e tij, Forumi kërkon krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar, e cila do të kishte si detyrë përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe vijimin e procesit të integrimit europian.

Gjithashtu, propozohet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme pas një periudhe 12-mujore, e cila, sipas Forumit, është e nevojshme për përgatitjen e tyre.

 

DEKLARATA

Shqipëria është në krizë të thellë politike dhe sociale për shkak të akumulimit të pakënaqësive të mëdha. Qeveria vijon të reagojë ndaj krizës përmes injorimit të arsyeve të krizës dhe prodhimin e propagandës që nuk e beson më askush. Kjo propagandë po drejton vëmendjen te pasojat anësore të revoltës dhe jo te arsyet rrënjësore të saj.

Skandalet e pafundme qeveritare, abuzimi me taksat dhe pronat publike nga njëra anë, si dhe revolta qytetare dhe reagimi me dhunë dhe propagandë ndaj saj nga ana tjetër tregojnë se kjo qeveri ëshë pengesa kryesore për stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

Për këtë arsye Forumi i Dialogut Politik:

1. Shpreh solidaritetin e plotë me kërkesat e drejta të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në protestë prej afro 140 ditësh.

2. Kërkon krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe vijimin e procesit të integrimit.

3. Kërkon ndryshimin e kodit zgjedhor dhe miratimin e një kodi të ri që pasqyron nevojat përfaqësuese të shqiptareve.

4. Kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme pas një afati 12 mujor të nevojshëm për përgatitjen e tyre.

Shqipëria meriton demokraci, integrim dhe zhvillim.

Një sistem i ri duhet të çlirojë shtetin nga partia dhe të çlirojë ekonominë nga politika.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos