Protesta në Durrës, shkatërrohen koshat e mbeturinave dhe sinjalistika rrugore

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 11:26 | Aktualitet

Protesta në Durrës, shkatërrohen koshat e mbeturinave dhe

Protestat që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë janë shoqëruar me incidente të dhunshme edhe në Durrës.

Gjatë tubimit janë shkatërruar kosha mbeturinash dhe tabela rrugore, duke shkaktuar dëmtime në hapësirat publike të qytetit bregdetar, raporton korrespondentja e A2CNN Elitjona Doko. 

Incidentet në Durrës vijnë në një kohë kur protestat e studentëve dhe gjimnazistëve janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve publike në Tiranë dhe qytete të tjera.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tubimet vijojnë në disa zona të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos