
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ku studentët dhe gjimnazistët janë përplasur me forcat e policisë.
Protestuesit kanë goditur efektivët me gurë dhe sende të forta, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke i tërhequr disa prej tyre zvarrë.
Në përpjekje për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Situata ngjan me skenat e dhunës së një dite më parë, kur protesta në Tiranë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private. (A2 Televizion)