Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kthehen sërish te Parlamenti

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 11:45 | Aktualitet

Pas përplasjes së dhunshme te Rruga e Durrësit, ku mes të rinjve protestues dhe efektivëve të policisë u zhvillua një betejë e vërtetë urbane, me gurë e shkopinj, një grup i madh ka nisur të marshojë në rrugët e Tiranës.

Nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, protestuesit po ecin përgjatë Unazës, drejt kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit. Gjatë marshimit disa prej tyre kanë shkatërruar semaforët dhe kamerat e sigurisë të vendosura nëpër shtylla.

Protestës së të enjtes i janë bashkuar edhe shumë gjimnazistë të Tiranës, ndërsa bojkotim të mësimit dhe protesta ka pasur edhe në Durrës, Shkodër, Korçë dhe Vlorë,

Policia njoftoi se nga protesta e një ditë më parë janë arrestuar 55 persona, ndërsa 98 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos